Bullgaria dhe Greqia hapin tubacion të ri gazi
Kryeministri në detyrë i Bullgarisë, Kiril Petkov dhe ai Grek, Kyriakos Mitsotakis kanë përuruar hapjen e tubacionit të gazit, që do të shërbejë për reduktimin e varësisë nga Rusia.
Tubacioni prej 220 milionë eurosh do të transportojë gaz nga qyteti verior grek i Komotinit në Stara Zagora në Bullgari dhe do të lidhet me një tubacion tjetër që transporton gaz azerbajxhanas, shkruan euronews.
Projekti për ndërtimin e një gazsjellësi midis Bullgarisë dhe Greqisë kishte filluar në vitin 2009, por ndërtimi filloi vetëm në vitin 2019.