Buleshkaj: APK-ja do t`i marrë seriozisht rekomandimet e Raportit të Progresit
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj, ka deklaruar se rekomandimet e Raportit të vendit për Kosovën të cilat kanë të bëjnë me fushën e parandalimin të korrupsionit do të merren seriozisht.
Pas pranimit të raportit, i cili është publikuar dje, ai ka thënë se rekomandimet e raportit në lidhje me fushe veprimtarinë e APK do të jenë orientim i punës së APK-së për vitin 2023.
“Rekomandimet e Raportit të vendit për Kosovën na inkurajojnë që në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit të punojmë së bashku me institucionet tjera me seriozitetin dhe përgjegjësinë më të lartë institucionale” ka theksuar Buleshkaj .
Ai iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës për bashkëpunim dhe mbështetje institucionale për APK-në në zbatimin e legjislacionit të ri.
Sipas një njoftimi për medie të PPK-së, raporti ka vënë në pah që kapacitetet e Agjencisë duhet të forcohen, edhe në aspektin e stafit por dhe ekspertizës, duke marrë parasysh kompetencat e reja të Agjencisë.