Bugajski kërkesë NATO-s: Pastroni rrugët në veri të Kosovës nga huliganët e Beogradit dhe përfaqësuesit rusë
Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski ka thënë se NATO duhet “t’i pastrojë rrugët në veri të Kosovës nga huliganët e agjentët e Beogradit”.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se “rrugët duhet të pastrohen edhe nga përfaqësuesit rusë”.
Veç kësaj, Bugajski cilëson se Kosova është në vijën e parë të frontit mes Evropës dhe Rusisë.
“Është koha që NATO të angazhohet dhe të pastrojë rrugët nga huliganët, agjentët e Beogradit dhe përfaqësuesit rusë. Kosova është në vijën e parë të frontit mes Evropës dhe Rusisë.” – ka shkruar ai.
Time for NATO to engage and clear the roads of hooligans, Belgrade agents, and Russian proxies. Kosova is on the front line in the struggle between
— Janusz Bugajski (@JBugajskiUSA) December 17, 2022
Europe and Russia.
Ky reagim i tij vjen pasi KFOR-i shkroi se po monitorohet situatë në veri të vendit.
“@NATO_KFOR ka aftësinë dhe personelin për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet nën mandatin tonë të #OKB-së Rezoluta 1244 e vitit 1999.” – thuhej në një njoftim të tyre.
Ndërkohë, numri i barrikadave në veri të vendit ka vazhduar të shtohet, ndërsa institucionet e Kosovës ende nuk kanë treguar ndonjë plan për largimin e tyre.
Deri më tani ato janë në pritje të KFOR-it për largimin e tyre.
