BSPK: Qeveria po mundohet të gjejë rrugë jo të mira që t’i bind grevistët për ta ndalë grevën - NACIONALE

BSPK: Qeveria po mundohet të gjejë rrugë jo të mira që t’i bind grevistët për ta ndalë grevën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura, ka bërë me dije se Qeveria, po mundohet të gjejë rrugë jo të mira, kryesisht të presionit joparimor që vetëm t’i bind grevistët të ndalin grevën e përgjithshme,

“Partneri ynë Social – Qeveria është duke u munduar të gjejë rrugë jo të mira, kryesisht të presionit joparimor dhe vetëm e vetëm për të bindur grevistët të ndalin Grevën e Përgjithshme.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës porosit Partnerin Social – Qeverinë se ndalja e grevës së përgjithshme pa dialog social është dhunim i demokracisë.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës njofton opinionin se BSPK-ja do të bënte shkelje të ligjit për greva e mbi të gjitha shkelje të rëndë të parimeve dhe normave sindikale po që se do të ndalte grevën pa u ulur në karrigen e tavolinës së dialogut social dhe pa arritjen e marrëveshjes”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lajme të ngjashme