SBASHK-u dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit Murati - NACIONALE

SBASHK-u dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit Murati

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Kjo u bë me dije gjatë konferencës së Jasharajt. Jasharaj tha se po kërkojnë para nga shteti dhe jo nga xhepi i Muratit.

“SBASHK-u e ka dorëzu në organin gjegjësisht në prokurori kallëzimin penal ndaj z.Hekuran Murati . Kur te thirrin le ti qet letrat, thuajse janë parat e tij. Nuk e ka pru atë buxhet prej shtëpisë së vet. Ne nuk po i themi Hekuran ana rrogën tënde”, ka thënë Jasharaj.

Jasharaj tha se Hekuran Murati do të dal njeriu më i turpëruar pas përfundimit të grevave.

“Edhe grevat kanë me u kry dikur, por dikush ka me u turpëru e ai që ka me u turpru më së shumti është Hekuran Murati i cili po bën goditje të ulta, po don më na tutë dhe minsitrja Nagavci sepse do të duhej të ishte zëri jonë”, tha Jasharaj.

Lajme të ngjashme