Britania thotë se një pjesëtar i forcave të armatosura të saj u vra në aksident në Ukrainë
Një pjesëtar i forcave të armatosura britanike vdiq në Ukrainë të martën gjatë vëzhgimit të testimit të një kapaciteti të ri mbrojtës nga forcat ukrainase.
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Britanisë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Aksidenti ndodhi larg vijave të frontit, tha kjo ministri në rrjetin X.
“I shkatërruar nga vdekja e një pjesëtari të personelit të shërbimit britanik. Mendimet e mia janë me familjen e tij, miqtë dhe kolegët, përderisa ata mbajnë zi për një të dashur. Zemrat tona janë me ta” – tha ministri i Mbrojtjes i Britanisë, John Healey.