Britania e regjistron ditën më të nxehtë të vitit deri më tani – 38,1 gradë
Zyra e Meteorologjisë e Britanisë së Madhe njoftoi se temperatura në këtë shtet të enjten shkoi në 38,1 gradë.
Kjo është temperatura më e lartë deri më tani këtë vit në shtetin ishullor, raporton televizioni BBC.
Megjithatë, është hera e dytë që këtë vit arrihet temperatura prej 38 gradësh. Për herë të parë u arrit në Norfolk më 26 qershor.
Hera e vetme që një temperaturë kaq e lartë është regjistruar dy herë brenda një viti ishte në vitin 2022.
Në përgjithësi, temperatura e regjistruar të enjten është e pesta në mesin e më të lartave që janë regjistruar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.
Dita më e nxehtë ishte 19 korriku i vitit 2022, kur në Lincolnshire ishte regjistruar temperatura 40,3 gradë.