Britania e Madhe paralajmëron Putinin për 'pasoja të rënda' nëse përdor armë bërthamore - NACIONALE

Britania e Madhe paralajmëron Putinin për 'pasoja të rënda' nëse përdor armë bërthamore

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Downin Street ka paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin, do të përballet me “pasoja të rënda”, nëse përdor armë bërthamore në luftën në Ukrainë.

Mes raporteve se lideri rus mund të shpërthejë ndonjë kokë bërthamore në Detin e Zi, Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, Ben Wallace, ka zhvilluar bisedime në Uashington me homologun e tij amerikan.

Downing Street nuk e ka komentuar në detaje takimin e Wallace, por tha, se, “ne jemi shumë të qartë me Putinin se përdorimi i armëve bërthamore do të çojë në pasoja të rënda.”

Më tej zëdhënësi ka shtuar se do të ishte gabim të spekulohet mbi këtë çështje, dhe se ajo çfarë vërtetë ka rëndësi është një “sulm i pakuptimtë dhe barbar ndaj civilëve anembanë Ukrainës”.

Lajme të ngjashme