Braktisen plazhet e Shqipërisë, shkaku i stuhisë së madhe - NACIONALE

Braktisen plazhet e Shqipërisë, shkaku i stuhisë së madhe

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Stuhia e erës dhe shiu ka përfshirë të gjithë territorin e Shqipërisë, duke detyruar boshatisjen e plazheve dhe duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Nga reshjet, më problematike do të jetë zona jugore dhe juglindja e Shqipërisë, ku do të ketë stuhi breshëri dhe stuhi të forta ere.

Është paralajmëruar se e gjithë vija bregdetare dhe bregdeti i jugut do të ketë një erë relativisht të lartë, duke bërë që të ketë një det të trazuar.

Kjo ka bërë që pushuesit të largohen nga plazhet.

Lajme të ngjashme