Botërori i Xhudos: Krasniqi në gjysmëfinale pas fitores kundër Bishrelt - NACIONALE

Botërori i Xhudos: Krasniqi në gjysmëfinale pas fitores kundër Bishrelt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Xhudos, pasi e mposhti Khorloodoi Bishrelt, në kërkim të titullit të parë botëror në karrierë.

Kampionia olimpike e Kosovës e mundi xhudisten mongole me ippon, pikë vendimtare të cilën e shënoi në çastet e parë të luftës duke e hedhur në kokërr të shpinës Bishreltin, në çerekfinale të kategorisë -52 kilogramë në Botërorin 2022 që po mbahet në Uzbekistan.

Pejania, 26 vjeçe, e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, pastaj e mundi Lin Hsuan në rrethin e dytë, Odette Giuffridan e Italisë në rrethin e tretë, para se ta dërrmonte mongolen në çerekfinale.

Krasniqi, e cila është kampione botërore si juniore nga viti 2015, është dy fitore larg synimit për t'u bërë kampione botërore në xhudos si seniore.

Në gjysmëfinale, ajo do të përballet me Chelsie Giles nga Britania e Madhe.

Nëse fiton, atëherë Krasniqi do ta ketë të garantuar vendin e dytë apo medaljen e argjendtë botërore.

Lajme të ngjashme