Borrell vërejtje Kosovës dhe Serbisë: Jepni fund tensioneve dhe provokimeve të ndërsjella
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, Shefi i Diplomacisë së BE’së, Josep Borrell,në një konferencë për media ka folur edhe për Marrëveshjen Bazë për normalizim të marrëdhënieve, ku kërkoi nga palët “zbatim të plotë dhe të shpejtë” të saj si “e vetmja mënyrë për normalizim” të marrëdhënieve.
“Dëshirojmë zbatimin e shpejtë dhe të plotë të marrëveshjeve të arritura, sepse kjo është e vetmja mundësi për normalizimin e marrëdhënieve. Tensionet dhe provokimet e ndërsjella duhet të marrin fund. Atmosfera negative dhe mungesa e konstruktivi tetit gjithashtu duhet të kthehet mbrapsht. Të jesh anëtar i Bashkimit Evropian do të thotë të jesh bashkëpunues dhe të veprosh si fqinj, duke i tejkaluar vështirësitë e së kaluarës”, tha Josep Borrell.