Borrelli publikon fotot e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, Osmani shihet pa Vuçiqin dhe Vuçiqi pa Osmanin - NACIONALE

Borrelli publikon fotot e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, Osmani shihet pa Vuçiqin dhe Vuçiqi pa Osmanin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka njoftuar se ka takuar lidërt e Ballkanit Perëndimor në në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York.

Pjesë e takimeve ka qenë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Në fotografitë që ka publikuar Borelli, Osmani shihet pa Vuçiqin dhe Vuçiqi pa Osmani.

“Ishte kënaqësi t’i prisja liderët e Ballkanit Perëndimor për takimin tonë tradicional në margjinat e UNGA79. rritja e ndikimit keqdashës që minon përpjekjet për reforma në rajon tregon se ne duhet të bashkëpunojmë edhe më ngushtë. Së bashku, ne do ta krijojmë një BE më të sigurt dhe më të begatë” – ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

Lajme të ngjashme