Borrell pas kërcënimeve të Putin: Rreziku është real për të gjithë
Josep Borrell, kryediplomati evropian ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit rus Vladimir Putin me armë bërthamore.
Në fjalën e tij Putin tha se Rusia do të bëj gjithçka duhet për të mbrojtur Rusinë, duke lënë të nënkuptohet edhe përdorimin e armëve nukleare.
E pas këtyre komenteve, reagimet ndërkombëtare kanë qenë të shumta, e ndër to reagim ka ardhur edhe nga Borrell i cili tha se paqja botërore është në rrezik.
Duke shkruart në Twitter, Borrell tha se kërcënimi i Putin është i papranueshëm dhe rreziku është real për të gjithë.
“Njoftimi i Putinit për referendume të rreme, mobilizim të pjesshëm ushtarak dhe shantazh bërthamor janë një përshkallëzim i rëndë. Kërcënimi me armë bërthamore është i papranueshëm dhe një rrezik real për të gjithë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet për të parandaluar veprime të tilla. Paqja botërore është në rrezik”, ka thënë Borell.
Putin’s announcement of sham referenda, partial military mobilisation & nuclear blackmail are a grave escalation
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) September 21, 2022
Threatening with nuclear weapons is unacceptable & a real danger to all
The international community must unite preventing such actions
World peace is in jeopardy
