Borrell paralajmëron mbarimin e rezervave të armëve në Evropë - NACIONALE

Borrell paralajmëron mbarimin e rezervave të armëve në Evropë

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell ka thënë se, ndërsa vendet anëtare vazhdojnë të dërgojnë armë dhe municione në Ukrainë, në bllok janë duke mbaruar rezervat e armëve.

Në një debat me ligjvënësit evropian, Associated Press raporton se, Borrell ka kërkuar nga vendet e BE-së që të koordinojnë më mirë shpenzimet e tyre për materialet ushtarake.

"Rezervat ushtarake të shumicës së shteteve anëtare janë, nuk do të thosha të shteruara, por janë varfëruar në një proporcion të lartë, sepse ne u kemi ofruar shumë kapacitet ukrainasve," tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell.

Të hënën, Borrell paralajmëroi se nëse vendet anëtare vazhdojnë të zgjerojnë aftësitë e tyre ushtarake në të njëjtën mënyrë, "rezultati do të jetë një humbje e madhe parash, sepse kjo nuk është një mënyrë për të mbushur boshllëqet.”

Lajme të ngjashme