Borrell mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Borrell mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka mbledhur në një drekë joformale liderët e Ballkanit Perëndimor, gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New Yourk.
Në takim morën pjesë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryetari i Presidencës së ”Bosnjës” Shefik Xhaferoviq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Gjatë kësaj drake, diskutimi u përqendrua në ndikimin global dhe rajonal të luftës së paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës, me çrrastë Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor diskutuan se si të trajtohen së bashku pasojat e dëmshme të kësaj dhe se do të qëndrojnë së bashku në përballjen e sfidave që paraqet lufta e Rusisë kundër Ukrainës në shkallë globale.