Borrell lajmërohet pas takimit me ministrat e NATO-s: I njoftova për situatën në dialogun Kosovë-Serbi
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrel është deklaruar pas takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, ashtu edhe siç ishte paralajmëruar.
Veç kësaj, ai ka thënë se kanë folur edhe mbi zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi, deria edhe një herë bëri thirrje për progres.
“Shkëmbim i rëndësishëm me Aleatët e NATO-s për situatën në Ballkanin Perëndimor. Kam informuar mbi situatën e fundit të Dialogut të lehtësuar nga BE. Progresi i palëve është i nevojshëm. Kujtoj gjithashtu rëndësinë e përdorimit të momentit nga BiH për të përparuar me vendosmëri në rrugën e saj në BE.” – ka thënë ai.
Important exchange with @NATO Allies on the situation in the #WesternBalkans.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 28, 2023
I debriefed on the latest state of play in the EU-facilitated Dialogue. Progress by the parties is needed.
Also recalled importance of BiH using the momentum to advance decisively on its EU path. pic.twitter.com/J3c2Iytchq