Borelli ia përkujton Kosovës zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit dhe marrëveshjen për themelimin e Asociacionit - NACIONALE

Borelli ia përkujton Kosovës zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit dhe marrëveshjen për themelimin e Asociacionit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian e shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell ka kërkuar nga Kosova implementimin e marrëveshjes për Asociacionin dhe vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit.

Në një përgjigje tek pyetjet parlamentare të Parlamentit Evropian, Borell u deklarua se BE-ja ia ka përkujtuar Kosovës vazhdimisht Kosovës zbatimin e këtyre vendimeve.

“BE-ja vazhdimisht u ka përkujtuar institucioneve të Kosovës që të zbatojnë me shpejtësi dhe në tërësi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e tokës në Manastirin e Deçanit pa ndonjë vonesë të mëtejshme. Të dyja palët, Kosova dhe Serbia ranë dakord për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Marrëveshja ishte ratifikuar nga parlamenti i Kosovës dhe Kosova duhet të përmbushë detyrimin e saj ligjor dhe të zbatojë atë pa vonesa. Të dyja palët duhet të përmbushin të gjitha detyrimet e tyre ligjore ndërkombëtare dhe të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara”, ka thënë Borell gjatë kësaj përgjigje.

Lajme të ngjashme