Borell për propozimin franko-gjerman: Kemi marrë përgjigje nga Prishtina e Beogradi, jemi duke i studiuar
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell ka thënë se Bashkimi Evropian ka marrë përgjigje nga Kosova dhe Serbia për propozimin franko-gjerman.
Këto deklarata Borell i ka bërë pas mbërritjes për samitin G7-ës në Munster të Gjermanisë.
Ne kemi punuar shumë për këtë me Përfaqësuesin tim Special [për Dialogun Beograd-Prishtinë], Miroslav Lajčák. Para verës, ne ua prezantuam planin të dyja palëve – Serbisë dhe Kosovës – për të kapërcyer gjendjen e përhershme të krizës në të cilën kemi punuar dhe për të kërkuar një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të tyre. Dhe unë jam shumë mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës për këtë propozim. Tha fillimisht Borell
Ai gjithashtu tha se kanë pranuar përgjigjje edhe nga Prishtina por edhe nga Beogradi, e të cilat është duke i studiuar.
Kemi marrë përgjigje nga të dyja palët. Ne jemi duke i studiuar ato. Dhe mendoj se ky është një rast i mirë që duhet shfrytëzuar për t'i bërë marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit – le të themi – më normale, sepse, në mënyrë që të dy të përparojnë në rrugën e tyre evropiane, ky normalizim i marrëdhënieve është shume e rendesishme.
Tutje, Borell ka shtuar se në ditët në vijim, pret që të ketë përparim dhe hapa përpara në këtë proces
Në ditët në vijim do të shohim se cila është përgjigja e tyre ndaj këtij propozimi dhe shpresoj se do të jetë një përparim dhe një hap përpara në këtë proces.