Borell: Falënderoj të dy liderët
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka falënderuar të dy liderët lidhur me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese.
Ai ka thënë se është shumë i lumtur që është arritur një zgjidhje evropiane, për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë.
Borrell ka falënderuar të dy liderët me theks të veçantë presidentin serb për të cilin thotë se ka treguar përgjegjësi në lidership.
I am happy that we found a European solution that facilitates travel between #Kosovo and #Serbia, which is in the interest of all citizens of Kosovo and Serbia.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 27, 2022
I thank @predsednikrs and @albinkurti for their leadership, and underline the excellent practical EU - US cooperation pic.twitter.com/kO4UZNenwk
“Jam shumë i lumtur që kemi gjetur një zgjidhje evropiane që lehtëson lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë çka është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Dua të falënderoj të dy liderët që e mundësuan këtë, në veçanti presidentin [Aleksandar] Vuçiq që ka treguar përgjegjësi në lidership sot”, tha ai. /Nacionale/