Bordi sot vlerëson listën perfundimtare për drejtor të RTK-së, Federata Sindikale: Kemi pranuar ankesë nga një kandidat - NACIONALE

Bordi sot vlerëson listën perfundimtare për drejtor të RTK-së, Federata Sindikale: Kemi pranuar ankesë nga një kandidat

1 orë më parë

nga NACIONALE

Bordi i Radio Televizionit Publik të Kosovës do të mbajë sot mbledhje për shqyrtimin e listës përfundimtare të kandidatëve, sipas vlerësimit, për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.

Për këtë ka reaguar Kryesia e Federatës Sindikale të RTK-së, e cila tha se ka shqyrtuar ecurinë e këtij konkursi, si dhe ankesën e paraqitur nga njëri prej kandidatëve, dhe se pret që çdo ankesë që lidhet me kriteret e konkursit të trajtohet me seriozitet, transparencë dhe në përputhje me ligjin.

Tutje, thuhet se Federata Sindikale nuk mbështet asnjë kandidat të veçantë dhe nuk udhëhiqet nga interesa politike apo të tjera. “Presim që Bordi të marrë një vendim të pavarur, transparent dhe në interes të Mediumit Publik”.

Lajme të ngjashme