Bora ka mbuluar Kosovën, pritet ulje e temperaturave
Mëngjesi i të shtunës e ka çelur Kosovën të mbuluar me borë.
Ashtu siç kishte paralajmëruar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, reshjet e bores kanë filluar qysh në orët e para të mëngjesit.
Ky institut ka paralajmëruar se pas reshjeve të bores të ketë edhe ulje të temperaturave.
Sipas të dhënave të këtij institut të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius. Të dielën parashihet mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius”, është thënë në njoftimin e institutit.