Bombardohet një ndërtesë banimi në Belgorod të Rusisë - NACIONALE

Bombardohet një ndërtesë banimi në Belgorod të Rusisë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Guvernatori rajonal i Belgorod-it – qytet rus në kufi me Ukrainën - Vyacheslav Gladkov, ka njoftuar për bombardimin e një ndërtese banimi në qytet.

Duke fajësuar forcat ukrainase, Gladkov ka thënë se: Forcat e armatosura të Ukrainës, kanë bombarduar Belgorod-in. Është dëmtuar një ndërtesë banimi në rrugën Gubkin.”

Megjithatë, pretendimet e guvernatorit janë mohuar nga këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhaylo Podolyak, i cili tha se, “Rusia ka qenë në përpjekje për të sulmuar qytetin e dytë më të madh ukrainas Kharkiv-in, por diçka duhet t’i ketë shkuar keq.”

Deri më tani nuk është raportuar për viktima nga ky sulm.

Lajme të ngjashme