Bombardohet një depo e municioneve në Belgorod të Rusisë - NACIONALE

Bombardohet një depo e municioneve në Belgorod të Rusisë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Zyrtarët rusë kanë pretenduar se forcat ukrainase kanë bombarduar rajonin Belgorod të Rusisë, i cili shtrihet përtej kufirit të Kharkiv.

Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov dhe zyrtarë të tjerë rusë, kanë thënë se është bombarduar një depo municionesh, një ndërtesë banimi shumëkatëashe si dhe është ndërprerë energjia elektrike në një pjesë të fshatrave të rajonit.

Nga sulmet nuk është raportuar për viktima apo të lënduar, ndërsa disa pamje të shpërndara nga media bjelloruse NEXTA, tregojnë mbetje nga baza ruse.

Lajme të ngjashme