BNE e nisin për mrekulli aventurën në Brazil, fitojnë sfidën e parë ndaj "00Nation" - NACIONALE

BNE e nisin për mrekulli aventurën në Brazil, fitojnë sfidën e parë ndaj "00Nation"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bad News Eagles e kanë nisur për mrekulli aventurën në IEM Rio Major 2022, që po mbahet në Brazil.

Djelmoshat kosovarë fituan sfidën e parë në "Challenger Stage", duke mposhtur skuadrën braziliane, "00Nation".

Ndeshja ishte e zhvilluar vetëm në një map, atë "De_Vertigo" që nuk është i preferuari për kosovarët, por arritën të fitojnë mjaftë bindshëm me rezultat 16:3.

Në pjesën e parë, BNE e mbyllen me epërsi të lartë prej 12:3, derisa pastaj u treguan edhe më të mirë me rezultat 4:0 për të arritur fitoren e parë.

Për BNE tani kjo është fitorja e parë dhe kanë nevojë edhe për dy të tjera që të mbërrijnë në fazën tjetër, atë të "Legends Stage". Gjithashtu në rast të tre humbjeve atëherë do të eliminohen.

Lajme të ngjashme