Bllokohet rruga që çon në Aeroport të Prishtinës, masa të rrepta të sigurisë në përcjellje të Thaçit
Është bllokuar rruga që çon për në Aeroport të Prishtinës si pasojë e masave të rrepta të sigurisë nga policia evropiane që operon në Kosovë, EULEX-i.
Kjo në kontekstin e vizitës së ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, te babai i tij në gjendje të rëndë shëndetësore i shtruar për trajtim në QKUK.
Rreth tri orë e gjysmë zgjati vizita e Thaçit në QKUK te babai i tij.
Qindra qytetarë dolën në mbështetje të ardhjes së tij, me brohorima "UÇK".