Blinken-Zelenskyt: Lufta me Rusinë është në një moment kyç - NACIONALE

Blinken-Zelenskyt: Lufta me Rusinë është në një moment kyç

3 javë më parë

nga Miranda Shala

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken i tha Volodymyr Zelenskiy-t se lufta me Rusinë ishte në një "moment kyç" teksa ushtria e Ukrainës vazhdon kundërsulmin e saj në jug të vendit.

Blinken bëri një vizitë të papritur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, të enjten, pasi ShBA zbuloi gati 2.7 miliardë dollarë në mbështetje të re ushtarake për Ukrainën dhe vendet e tjera evropiane të kërcënuara nga Rusia.

Sipas AP-së, Blinken i ka thënë Zelensky-t se:

“Ne e dimë se ky është një moment kyç, më shumë se gjashtë muaj pas luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, pasi kundërofensiva juaj tani është duke u zhvilluar dhe po rezulton efektive.”

Ndërsa Zelensky i është përgjigjur duke treguar mirënjohje për mbështetjen e madhe që po i bëhet Ukrainës nga ShBA-të çdo ditë.

Lajme të ngjashme