Blinken: Shqipëria, partnere e vjetër e SHBA-së dhe aleate e NATO-s
Në një postim në rrjetin social “Instagram”, Blinkeni ka thënë se Shqipëria është partnere e vjetër e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe aleate e NATO-s.
“Javën e kaluar realizova udhëtimin tim të parë si sekretar në Shqipëri, një partner i vjetër i SHBA-së dhe aleat i NATO-s. Në Shqipëri, me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama diskutova mbështetjen tonë për rrugën e saj drejt suksesit në Bashkimin Evropian, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkroi Blinkeni.
Ndryshe, më 15 shkurt, Blinkeni zhvilloi një vizitë disaorëshe në Tiranë, ku mbajti takime me zyrtarët shqiptarë.