Blinken pas takimit të NATO-s: Folëm se si të ndihmojmë të ardhmën euroatlantike të Ballkanit Perëndimor
Sekretari amerikan, Antony Blinken është deklaruar pas takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s.
Blinken përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se kanë diskutuar shumë çështjeve gjatë këtyre takimeve.
Sipas tij, kanë folur edhe për mënyrën se si të ndihmojnë të ardhmën euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor.
“Aleanca e NATO-s është e bashkuar. Ne mbuluam shumë çështje gjatë Takimit të Ministrave të Jashtëm – nga pritshmëritë tona në Samitin e Uashingtonit vitin e ardhshëm, në mënyrat se si mund të thellojmë partneritetin tonë me Ukrainën, deri tek mënyra se si mund të ndihmojmë në mbështetjen e të ardhmes euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor.” – ka shkruar ai.
The NATO Alliance is united.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) November 29, 2023
We covered a lot of ground during the Foreign Ministers Meeting – from our expectations at the Washington Summit next year, to ways we can deepen our partnership with Ukraine, to how we can help support the Euro-Atlantic future of the Western Balkans. pic.twitter.com/bG3p9E8epA