Blinken në Shqipëri, AP thotë mund të trajtohen edhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë
Associated Press, agjenci e njohur e lajmeve nga Amerika, ka publikuar një artikull relativisht të gjatë për viztën që Antony Blinken, sekretar amerikan i Shtetit, në Shqipëri.
Sipas AP-së, Blinken udhëton në Tiranë për të riafirmuar marrëdhëniet e mira me Shqipërinë.
Në këtë shkrim, AP theksohet se tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë mund të adresohen gjatë vizitës së Blinkenit.
Tutje, AP vlerëson se dialogu i lehtësuar i BE-së për normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë ka pasur një progres të ngadalshëm, teksa incidentet e herë pas hershme të dhunës kanë ndezur frikën e jostabilitetit.