Blinken javën tjetër në Bruksel, temë diskutimi edhe Ballkani Perëndimor - NACIONALE

Blinken javën tjetër në Bruksel, temë diskutimi edhe Ballkani Perëndimor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari amerikan, Antony Blinken pritet që udhëtoj në Bruksel nga 27 deri më 29 nëntor, ku do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm NATO-s.

DASh ka raportuar se një ndër temat e këtij takimi, do të jetë edhe situata në Ballkanin Perëndimor.

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Bruksel, Belgjikë nga 27-29 nëntor 2023 për të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke përfshirë takimin e parë të ministrave të jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë”.

“Sekretari Blinken do të theksojë angazhimin e palëkundur të NATO-s ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus, do të theksojë mbështetjen tonë për demokracinë dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe do të diskutojë prioritetet për Samitin e Uashingtonit në korrik 2024.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme