Blerim Latifi tregon për gjendjen e mjerueshme në QKUK - NACIONALE

Blerim Latifi tregon për gjendjen e mjerueshme në QKUK

2 javë më parë

nga NACIONALE

Me dhembje në anën e majtë të veshkës, politologu, Blerim Latifi para dy ditëve u drejtua drejt QKUK-së. Por aty Ltifi, u ballafaqua me realitetin kosovar. Pra me gjendjen në shëndetësinë kosovare.

Me këtë realitet të hidhur duket se u befasua edhe vet Latifi.

Ai përmes një statusi të gjatë ka shpjeguar në detaje për sakrificat për të gjetur trajtim mjekësor në QKUK e në spitalet private.

Në vazhdim gjeni statusin e plotë pa ndërhyrje të zt. Blerim Latifit:

Prej dy ditësh një dhimbje e fortë po më torturonte në anën e veshkës së majtë. Ditën e parë mendova se mbase nuk është ndonjë gjë serioze dhe do të më kalojë. Në ditën e dytë dhimbjet veç erdhën duke e rritur intensitetin. E thirra vëllain dhe u nisëm për në QKUK. Kisha kohë pa qenë atje.

Në hyrje të Emergjencës u përballa me një pamje trishtuese. Kaos total. Njerëz të sëmurë e të shëndoshë lëviznin pa kurrfarë rendi e disipline. Askush as që përpiqej të vendoste rregull aty. Një teknik medicinal më njohu dhe me orientoi në sallën numër 6. Aty kaosi ishte edhe më dramatik.

Dy të sëmurë rënkonin të shtrirë aty në dy shtretër në gjendje jo të mirë teknike e higjienike. Të tjerët rrinin në këmbë duke pritur dikënd për t'i orientuar diku. Një teknik medicinal mundohej të bënte diçka, por zëri i tij humbiste në zhurmën e asaj salle të mbipopulluar me të sëmurë e të shëndoshë. E tëra i ngjante një salle spitali në gjendje lufte. E trishtë dhe e dhimbshme kur mendon se 23 vjet pas përfundimit të luftës shëndetësia publike në Kosovë ka degraduar kaq keq.

Qëndrova pak minuta aty. Derisa në vesh më hynte zhurma e atij kaosi trishtues dhe brenda meje dhimbja misterioze vazhdonte punën e saj, e pashë se askush nuk do të kishte kohë të merrej me mua. I thash vëllaut: Hajde të largohemi. Nuk kisha rrugë tjetër, duhej të shkoja në ndonjërin prej spitaleve private. Dolëm në rrugën e Veternikut dhe u futëm në oborrin e njërit prej tyre. Në koridor heshtje varri. U drejtuam tek sporteli. Vajza që punonte aty na tha: Nuk kemi asnjë mjek aktualisht në dispozicion; mund të lini termin. Vëllau im u xhindos nga përgjigja e saj burokratike. Kishte të drejtë: dhimbja nuk pyet për terminet. Por edhe sportelistja kishte të drejtë: ajo po sillej sipas rregullave të përshkruara në vendin e saj të punës. Nuk kishte asgjë në dorë jashtë atyre rregullave. Situatë hegeliane: përplasje e dy të drejtave të barabarta.

Lajme të ngjashme