Blendi Fevziu e “kap pushkën”: E prodhuar në Shqipëri, krenari - NACIONALE

Blendi Fevziu e “kap pushkën”: E prodhuar në Shqipëri, krenari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu, ka publikuar një pushkë të prodhuar në Shqipëri dy shekuj më parë.

Me anë të një postimi në Facebook, Fevziu ka thënë se ky prodhim përfaqëson krenarinë e artizanatit shqiptar.

Kjo pushke eshte prodhuar ne Shqiperi midis viteve 1780 - 1820. Eshte nje prej krenarive te artizanatit shqiptar. Kishte disa emra per te njejten arme: Arnautka, Karajfilja, Breshana. Grykat zakonisht vinin nga Italia”, ka shkruar ai.

Carqet vinin nga Stambolli (por prodhoheshin edhe ne vend). Trupi dhe asamblimi behej ne vend. Grykat me te gjata beheshin nga nje punishte italiane CARLI E FIGLI, qe e deformuar ka dhene emrin Karajfilja. Grykat qe vinin nga punishtet e Breshias, kane dhene termin Breshana. Ne fakt krenari per nje prodhim te tille 200 - 250 vjet me pare”, ka shkruar Fevziu.

Lajme të ngjashme