Bjerini në fije vet po mundët: Ramabaja e quan Haradinajn “mesjetar” dhe “princ me koncepte feudale” - NACIONALE

Bjerini në fije vet po mundët: Ramabaja e quan Haradinajn “mesjetar” dhe “princ me koncepte feudale”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja i është kthyer një epokeje të errët të njerëzimit, atë të Mesjetës, për të interpretuar një kërkesë të Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili i kërkoi kryeministrit kosovar, Albin Kurti, të ndalojë përpjekjet për mbylljen e Klan Kosovës, dhe kësisoji “ta ruajë fytyrën”. Por, Ramabaja, i cili edhe drejton një portal online që e paramendon për institut shkencor, Haradinajn e quan “mesjetar” dhe “princ me koncepte feudale”.

Ramabaja përmes një fjalie që semantikisht s’përmban kuptin dhe formalisht nuk kualifikohet as për një fjali të shëndosh dhe të plotë, e jep kërkesën e Haradinajn si një “sinjifikues të vasalitetit ekstrem”.

Shkrimi i Ramabajës, kuptojeni po mundët:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), e cila refuzoi ankesën e “Klan Kosovës” për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit.

"...Dil kërkoju falje popullit e gazetarëve të Klan Kosovës e ruaje pak fytyrë!”

Koment

Koncepti feudal i "princërve tanë" që nuk dallojnë aspak në mendësi me sivëllezërit e tyre mesjetar, pavarësisht se bëjnë jetë moderne e njjihen edhe si kryetar partish, është sinjifikues i vasalitetit ekstrem.

Me rëndësi për ta, natyrisht vetëm në aparencë, është "ruajtja e fëtyrës", e pse shkelen ligjet e kushtetuta e Repubblikës, punë e madhe!

Lajme të ngjashme