Bjellorusia ua heq vizat 35 shteteve evropiane, a përfshihet Kosova?
Ministria e Jashtme e Bjellorusisë ka njoftuar për heqjen e vizave për shtetasit e 35 vendeve evropiane. Qëndrimi më i gjatë i lejuar do të jetë 90 ditë brenda një viti.
Në mesin e këtyre shteteve janë Gjermania, Britania e Franca, por jo edhe Kosova e Shqipëria, raporton gazeta “Nacionale”.
Deri më tani, qytetarët e 35 vendeve evropiane mund të qëndronin në Bjellorusi për vetëm 30 ditë dhe duhej të fluturonin përmes aeroportit të Minskut.
Politika e re hyn në fuqi nga dita e premte, tha në një deklaratë shërbimi kufitar kombëtar.
Bjellorusia është nën sanksione perëndimore, pasi presidenti i këtij shteti, Aleksander Lukashenko, në pushtet që nga viti 1994 e aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, e lejoi Rusinë që ta shfrytëzonte territorin bjellorus për të dërguar mijëra ushtarë në Ukrainë më 2022.
Citizens of Andorra, Austria, Belgium, Bosnia and Herzegovina, Bulgaria, Cyprus, Denmark, Germany, Greece, Hungary, Iceland, Ireland, Italy, Liechtenstein, Luxembourg, Malta, Monaco, the Netherlands, Norway, Portugal, Romania, San Marino, Northern Macedonia, Slovakia, Slovenia,… pic.twitter.com/8b8T9ZLLgS
— Belarus MFA 🇧🇾 (@BelarusMFA) July 17, 2024