Biznesmeni dyshohet se u vra për 30 mijë euro, reagon familja e Bedri Rexhepit
Biznesmeni Bedri Rexhepi po dyshohet se u vra për 30 mijë euro.
Pas aktakuzë së ngritur nga Prokuroria, Vedat Rexhepi, vëllau i tashmë të ndjerit, ka publikuar një komunikatë në rrjete sociale.
Ai ka thënë se vëllau i tij është vrarë pabesisht nga Jeton Vllasaliu, të cilit Bedri Rexhepi ia kishte shtrirë gjithëmonë dorën e ndihmës.
“Si familje kemi pasur besim në institucionet tona dhe asnjëherë nuk kemi rreshtur së kërkuari Bedriun, megjithëse jeta e tij veqse kishte përfunduar më datën 8 prill 2021 nga dora e kriminele (Jeton dhe Nexhat Vllasaliu) të cilët tani janë në dorë të organeve të rendit. Shpresa dhe dëshira jonë në këtë moment është që kriminelët ta marrin dënimin e merituar. Njashtu, duam t’ju informojmë që Bedriu ka rënë pre e një mashtrimi me qellim të ulët të grabitjes, në mënyrën më tradhtare. Më e keqja dhe goditësja është se ky akt makabër i është shkaktuar nga një familje të cilës Bedriu jonë vazhdimisht i ka shtrirë dorën e përkrahjes dhe pa aspak hezitim i ka ndihmuar”, thuhet në njoftim.
“Ne si familje, lutemi që rasti i Bedriut të jetë i fundit ku në pabesi shuhet jeta e një të riu. Duke qenë në dijeni rreth kompleksitetit të rastit, i falenderojme të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë (AKI-në, Policinë e Kosovës dhe prokurorin e rastit Armend Hamiti) për mundin, punën e madhe që kanë kryer dhe faktin që nuk ndaluan së qëndruari në krye të detyrës, deri në zbardhjen e rastit për fatin e Bedriut tone”, thuhet më tutje.
Bedri Rexhepi ishte zhdukur që nga data 8 prill e vitit 2021.