Bizneseve nis t’u vinë faturat e rrymës të qershorit, “100% më shtrenjtë” - NACIONALE

Bizneseve nis t’u vinë faturat e rrymës të qershorit, “100% më shtrenjtë”

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Ramiz Kelmendi, pronari i ELKOS-it, ka treguar se fatura e energjisë elektrike për muajin qershor i ka ardhur mbi 100% më shtrenjtë se e qershorit të vitit të kaluar.

Kjo si pasojë e heqjes nga shërbimi universal i energjisë nga vendimi i ZRRE-së për të detyruar daljen në të ashtuquajturin treg të lirë të energjisë, me dy muaj të fundit me KEK-un si furnizues i fundit.

“Na erdhi fatura…Vitin e kaluar, ka qenë fatura 166 mijë…muji qershor i vitit 2025, 346 mijë… Ne nuk mundemi me punuar, por meqenëse duhet me transferua te qytetari, atëherë këto pare diku rreth 200 milionë shtesë ka me i dalë të gjithë qytetarëve mbi barrën e çmimeve që kanë me u krijua. Për shembull, ke me shkua me emër bukë në restorant, do të dalë më shtrenjtë tash, çdo gjë më shtrenjtë…Diku deri në 10 për qind, diçka edhe më shumë, këto cka prodhohet në Kosovë shkon edhe deri në 30 për qind…Është diçka që persekuton ekonominë, e këputë, sidomos në raport me konkurrencën që vjen prej shteteve fqinje që e kanë çmimin e një selektivite më të lirë se ne”, tha Kelmendi për Kosovapress.

Lajme të ngjashme