Bizneset prodhuese protestojnë të enjtjen kundër vendimit të ZRrE-së - NACIONALE

Bizneset prodhuese protestojnë të enjtjen kundër vendimit të ZRrE-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bizneset prodhues do të protest0jnë të enjten nga ora 10:00 deri në ora 12:00 kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për t’i hedhur në të ashtuquajturin “treg të lirë” të energjisë nga 1 qershori – ku deri më tash ekizston vetëm një ofertues (dhe ofertuesi i njëjtë nga më parë) KESCO, por që tash do t’ua shet rrymën për 260% më shtrenjtë

Postimi i Odës Ekonomike të Kosovës:

Thirrje për reflektim institucional, bizneset paralajmërojnë protestë

Prishtinë, 27 maj 2025

Pas përpjekjeve të vazhdueshme dhe kërkesave të shumta për një dialog të sinqertë, transparent dhe konstruktiv me institucionet e vendit, Oda Ekonomike e Kosovës shpreh keqardhjen që nuk është arritur ndonjë bashkëpunim i mirëfilltë për të mundësuar një fazë tranzicioni të drejtë dhe të menaxhueshëm lidhur me procesin e daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Mungesa e përgatitjes së tregut dhe mbështetjes institucionale në këtë proces po krijon pabarazi të theksuar në treg, rrezikim të konkurrueshmërisë, dëme të mëdha për bizneset dhe pasoja të drejtpërdrejta për ekonominë e vendit, përfshirë rënien e prodhimit vendor dhe humbjen e vendeve të punës.

Për këtë arsye, komuniteti i bizneseve ka vendosur që ditën e enjte, me datë 29 maj 2025, nga ora 10:00 deri në ora 12:00, të organizojë protestë për të shprehur pakënaqësinë dhe shqetësimin lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për daljen e bizneseve në mënyrë të dhunshme në tregun e lirë të energjisë.

Nëse institucionet nuk reflektojnë dhe nuk ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar kërkesat e bizneseve, protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e tyre.

Oda Ekonomike e Kosovës, në emër të komunitetit të biznesit, i bën thirrje institucioneve që të reflektojnë me urgjencë dhe të krijojnë një fazë kalimtare për përgatitjen graduale të bizneseve, me qëllim të një integrimi të qëndrueshëm dhe të drejtë në tregun e lirë të energjisë.

Lajme të ngjashme