Bizneset përballen me sfida energjetike, Ajvazi e sheh gazin amerikan si njërën nga zgjidhjet - NACIONALE

Bizneset përballen me sfida energjetike, Ajvazi e sheh gazin amerikan si njërën nga zgjidhjet

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, Kushtrim Ajvazi, ka deklaruar se bizneset në vend vazhdojnë të përballen me sfida të shumta, ndërsa furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike mbetet problemi kryesor. Sipas tij, ndërprerjet e energjisë po ndikojnë në proceset e prodhimit dhe po rrisin kostot e bizneseve, tha për Ekonomia Onlone.

Ajvazi ka kërkuar krijimin e alternativave të furnizimit me energji, duke përmendur gazin amerikan si një nga zgjidhjet e mundshme. Ai shtoi se, përveç sfidave energjetike, bizneset janë ndikuar edhe nga rritja e çmimeve si pasojë e zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Sipas tij, prodhuesit vendorë po vazhdojnë të zgjerojnë kapacitetet dhe të rrisin punësimin, ndërsa produktet e Kosovës tashmë janë të pranishme në tregjet evropiane falë standardeve ndërkombëtare. Ai theksoi se mbështetja institucionale është e nevojshme për të ruajtur konkurrueshmërinë e prodhuesve vendas në tregjet e jashtme.

Lajme të ngjashme