"Bizneset, më pak taksa! Punëtorët, më shumë të ardhura!": Hamza viziton qumështoren ABI në Prizren
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, ka vizituar qumështoren ABI në Prizren.
Hamza ka thënë se mbetet i përkushtuar në lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë. Ai tha se kostoja e jetesës është bërë shumë e lartë, ndërsa shtoi se prioritet i tij do të jetë qytetari.

“Bizneset, më pak taksa! Punëtorët, më shumë të ardhura! Unë jam i përkushtuar që ta lehtësojmë të bërit biznes në Kosovë. Lehtësirat për bizneset do të ndikojnë në rritjen e përfitimeve për punëtorët e sektorit privat. Këtë ua thash sot edhe punëtorëve të Qumështores ABI në Prizren. Kostoja e jetesës është bërë shumë e lartë. Prioriteti im janë gjithmonë qytetarët. Fokusi im janë gjithmonë punëtorët, të cilët me përkushtim punojnë dhe i mbajnë familjet e tyre. Kosova mundet ma mirë!”, tha ai.