Bislimi: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë - NACIONALE

Bislimi: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim përfaqësues të Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në këtë takim është theksuar rëndësia e ndërkombëtarizimit të gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë.

Gjithashtu në takim u

“Përgjatë bisedës, fillimisht u përshëndet bashkërisht miratimi i rezolutës në muajin maj në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për njohjen e gjenocidit serb në Srebrenicë dhe shënimin e 11 korrikut si “Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës”. E njëjta dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës. U theksua rëndësia e ndërkombëtarizimit edhe të gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë, për të cilën organizatat mund të mbështeten plotësisht në përkrahjen e Qeverisë, si dhe u nënvizua domosdoshmëria për zbardhjen e krimeve, masakrave dhe planeve të strukturuara të saj për spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës e vënia para drejtësisë e përgjegjësve të krimeve”, është thënë në njoftim.

Më tej, theksohet se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë.

“Republika e Kosovës vijon në përpjekjet e saj të pareshtura institucionale në këtë drejtim, por i cili fatkeqësisht përballet me mosgatishmëri, mohim dhe hezitim nga autoritetet serbe për zbardhjen e tyre. Serbia, tashmë e njohur ndërkombëtarisht si shtet gjenocidal, duhet të përballet me të kaluarën dhe të mbahet përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë”, është thënë në njoftimin e Qeverisë.

Lajme të ngjashme