Bislimi përsëri: S’ka dyshime për rritjen ekonomike, vendet e punës s’ekspozohen në shesh
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, sot ka folur në tyrezën me temën “Agjenda Evropiane 2022”, në të cilën përmendi rritjen ekonomike në vend.
Ai gjithashashtu tha se nuk ka dyshime për rritjen ekonomike prej 10.7 për qind, pasiqë sipas tij kjo është verifikuar edhe nga institucionet Ndërkombëtare, dhe se nuk është shifër e shpikur nga qeveria, por është në shifër e dokumentuar publike.
Në këtë tryezë ai foli edhe për rritjen e vendeve të punës në Kosovë.
Bislimi tha se kujtdo që i interson për këto 35 mijë vendet e punës, ai e ka listën e 71 mijë bizneseve në Kosovë, ku për secilin biznes ka të dhëna se sa vende të punës ja shtuar dhe janë mbyllur për përiudhën 2020-2022, ndonëse theksoi se këto shifra ekzistojnë edhe janë të qasshme edhe për publikun.
“Kujtdo që i intereson unë e kam listën e të gjitha 71 mijë bizneseve në Kosovë, prej secilën prej tyre sa vende të punës i ka shtuar që nga vitit 2020 deri në vitin 2022, cilat janë mbyllë, cilat janë hap të reja dhe mundem me ju tregu saktë se ku janë këto 35 mijë vende të reja të punës edhe me regjione edhe me përiudha kohore edhe me veprimtari sektor të ekonomisë, për arsye se shifra ekzistojnë edhe janë të qasshme edhe për publikun”, ka thënë Bislimi në këtë tryezë.