Bislimi për Politico: Marrëveshjen me Serbinë do ta quajmë “traktat bazë” – mund të zgjidh shumë mospajtme - NACIONALE

Bislimi për Politico: Marrëveshjen me Serbinë do ta quajmë “traktat bazë” – mund të zgjidh shumë mospajtme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë një interviste për mediumin me bazë evropiane “Politico”, ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Bislimi ka thënë se shpresojnë ta arrijnë një marrëveshje bazike me Serbinë dhe ky proces të nis shpejt.

Ai ka deklaruar se marrëveshja mund të quhet edhe traktat, por që do t’i zgjidhte një mori të mosmarrëveshjeve në mes dy shteteve.

“Ne do ta quajmë këtë një traktat bazë – një traktat që mund të sjellë zgjidhje për shumicën e mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por jo domosdoshmërisht do të thotë normalizim i plotë”, deklaroi ai.

Bislimi tha se në këtë kontekst, problem është dhe dialogu, pasi pesë vende të BE-së ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

“Unë mendoj se vetë ideja për të pasur këtë hap të ndërmjetëm mund të jetë e mjaftueshme,” tha Bislimi, “për të treguar përkushtimin e palëve ndaj atyre vendeve skeptike – dhe për t’i çuar ato në rrugën e njohjes”.

Lajme të ngjashme