Bislimi nga Shtëpia e Bardhë: Përkushtimi im për forcimin e marrëdhënieve strategjike mbetet i palëkundur - NACIONALE

Bislimi nga Shtëpia e Bardhë: Përkushtimi im për forcimin e marrëdhënieve strategjike mbetet i palëkundur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Faton Bislimi, i cili një kohë ishte edhe deputet në Kuvendin e Kosovës nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vepron dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku angazhohet për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosvës e ShBA-së.

Së fundmi ai ka publikuar fotografi nga Shtëpia e Bardhë, nga ku ka thënë se do të vazhdoj të përkushtohet për forcimin e këtyre marrëdhënieve.

E plotë:

Me familje, në Shtëpinë e Bardhë!

Nder dhe kënaqësi e jashtëzakonshme të vizitoj Shtëpinë e Bardhë, vendin ku u përcaktua shumëçka lër kombin tonë, së bashku me familjen time. Ky moment i veçantë nuk është vetëm një kujtim i paharrueshëm për mua, Norën, Fionën, Olsën e Arin, por edhe një dëshmi e miqësisë së fortë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që unë e ruaj perzemersisht.

Me përulësi kujtoj se si mbështetja e vazhdueshme e SHBA-ve ka qenë jetike për pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës. Ky vend i lirisë dhe demokracisë na frymëzon për të vazhduar rrugën tonë drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.

Në këtë kuadër, ndava me z. LaBolt, Këshilltar Special i Presidentit Biden dhe Drejtor për Komunikime i Shtëpisë së Bardhë, shkrimin tim të fundit mbi rolin e Presidentit Biden për Kosovën të botuar nga magazina e Harvardit "HKS Policy Revieë" në fund të nëntorit 2024.

Faleminderit të gjithë atyre që na kanë përkrahur dhe kanë besuar në kauzën tonë të drejtë. Përkushtimi im për forcimin e këtyre marrëdhënieve strategjike mbetet i palëkundur.

Lajme të ngjashme