Bislimi nga Çekia flet për kornizën e marrëveshjes me Serbinë: Normalizim me njohje reciproke
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi po qëndron në Çeki. E atje ai u prit nga ministri i Punëve Evropiane, Mikulas Bek.
Gjatë këtij takimi, është folur për anëtarësimin në BE, dialogun e tema të tjera. Ku ndër të tjera Bislimi ka theksuar se Qeveria mbetet e përkushtuar, për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes ligjërisht të obligueshme, që sjellë normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe ka në qendër, njohjen reciproke.
“Temat kryesore të diskutimit në këtë takim ishin e ardhmja evropiane dhe sfidat e përbashkëta. Zëvendëskryeministri Bislimi tha se ky është një vit i rëndësishëm dhe ambicioz në agjendën evropiane të Kosovës. Kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, për të cilin edhe e falënderoi Republikën e Çekisë për mbështetjen e vazhdueshme. Kosova pret zhvillime pozitive dhe dinamikë të re në çështjen e liberalizimit të vizave, për të cilën i ka përmbushur të gjitha kushtet. Gjithashtu, ai e informoi ministrin Bek, për synimin e Republikës së Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në BE brenda këtij viti, pas 6 vitesh të rrugëtimit në implementimin e dokumenteve të rëndësishme si Marrëveshja e Stabilizim Asocimit dhe Agjenda për Reforma Evropiane”, thuhet në komunikatë.