Bislimi me Kamberin: Qeveria mbështet shqiptarët në Luginë, edhe në lobim për vetëdijësim ndërkombëtar - NACIONALE

Bislimi me Kamberin: Qeveria mbështet shqiptarët në Luginë, edhe në lobim për vetëdijësim ndërkombëtar

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Zëvendës Kryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, njoftoi për takim me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin, pas të cili tha se Qeveria (në detyrë) e Kosovës mbështet shqiptarët e Luginës së Preshevës si me mjete financiare, ashtu edhe në lobim për vetëdijësim ndërkombëtar të pozitës së shqiptarëve atje.

“Me deputetin shqiptar Shaip Kamberi, kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, biseduam mbi situatën aktuale në Luginën e Preshevës dhe Sanxhak dhe qasjen diskriminuese të Serbisë ndaj shqiptarëve.

Mbrojtja e identitetit shqiptar dhe kulturës atje është nevojë dhe domosdoshmëri kombëtare. Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të mbështesë shqiptarët në Luginë e Sanxhak përmes përkrahjes financiare në funksion të ruajtjes së kulturës e identitetit kombëtar, por edhe lobimit në shërbim të vetëdijësimit ndërkombëtar në lidhje me politikat diskriminuese me të cilat përballen shqiptarët në Serbi”, tha Bislimi.

Lajme të ngjashme