Bislimi: Lajçak kundërshtoi interesimin e Serbisë për financimin e strukturave paralele deri në krijimin e Asociacionit - NACIONALE

Bislimi: Lajçak kundërshtoi interesimin e Serbisë për financimin e strukturave paralele deri në krijimin e Asociacionit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë sot kanë mbajtur takimin e radhës në Bruksel me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Pas takimti, Lajçak në një konferencë për media bëri të ditur mes tjerash se u diskutuar “si të mundësohet financimi edhe më tej i shkollave dhe ambulancave të cilat operojnë në katër komunat në veri e në komunat tjera”, por sipas tij, Serbia ka shprehur ka qëllim financimin e strukturave paralele deri në themelim në themelimin e Asociacionit.

“Një prej problemeve i cili është diskutuar në javët e kaluara është si të mundësohet financimi edhe më tej i shkollave dhe ambulancave të cilat operojnë në katër komunat në veri e në komunat tjera, por sot pala serbe ka kërkuar që të financohen çfarëdo strukture paralele e Serbisë, por pa dashur të tregojë se cilat janë këto struktura paralele të cilat ata duan t’i financojnë, dhe ideja e tyre që ka qenë që këto duhet të financohen derisa të themelohet asociacioni se pastaj ato kalojnë në kompetenca të asociacionit. Natyrisht që propozimi i tij nuk ka hasur as në mirëkuptimin e z. Lajçak e as tonin”, tha Bislimi.

Lajme të ngjashme