Bislimi i reagon Stanos për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë: Nuk mund të mbahen pa kërkesë zyrtare - NACIONALE

Bislimi i reagon Stanos për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë: Nuk mund të mbahen pa kërkesë zyrtare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të BE-së, Peter Stano për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Bislimi ka thënë se zgjedhjet nuk mund të mbahen pa u bërë kërkesa dhe pa pasur një vendim për lejimin e tyre.

Nuk janë planifikuar zgjedhje për këtë vit në vendin tonë. Nëse autoritetet e vendeve të tjera do të preferonin të organizonin zgjedhje në Kosovë për diasporën e tyre, ata duhet të kërkojnë zyrtarisht nga autoritetet tona një vendim dhe mbështetje pozitive.” – ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

Ai ka thënë se përpjekja e tillë për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovës pa kërkesë “nuk është në frymën e dialogut dhe nuk kontribuon në ndërtimin e besimit

Tutje, ai ka thënë se këtë gjë do të duhej të dinte zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Përpjekja për të organizuar zgjedhje të tilla pa një kërkesë paraprake apo vendim pozitiv, nuk është në frymën e dialogut dhe nuk kontribuon në ndërtimin e besimit. Përderisa nuk ka kërkesë të drejtpërdrejtë zyrtare, nuk mund të ketë vendim. Këtë supozohet se e dinte zoti Stano.” – ka shkruar Bislimi.

Lajme të ngjashme