Bislimi ‘godet’ pak Ramën për “Ballkanin e Hapur”: Disa e kuptuan vonë, ne me fillim
Në një intervistë dhënë për “Danas”, Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur edhe për “Ballkanin e Hapur”, për çka tha se ajo synim kishte “të zëvendësonte” dhe “jo të ishte suplement” i Procesit të Berlinit, teksa ‘goditi’ ca edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, pa e përmendur, se “disave iu desh më shumë kohë ta kuptojnë”.
“Kosova mbështet të gjitha iniciativat e integrimit rajonal që dalin apo mbështesin procesin e integrimeve evropiane të vendit dhe rajonit tonë. Procesi i Berlinit ofron platformën më të mirë për këtë, Ballkani i Hapur ishte një zëvendësim, jo shtesë. Disa prej nesh e kuptuan që në fillim, disave iu desh pak më shumë”, ka thënë Bislimi.