Bislimi: Gjatë muajit tetor mund të organizohet një takim Kurti - Vuçiq
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se gjatë muajit tetor mund të ketë një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Bislimi në Komisionin për Integrime Evropiane ka thënë se palët edhe më herët ishin pajtuar që të takoheshin më shumë.
Ai ka thënë se nuk është konfirmuar akoma takimi për muajin tetor.
“Mësa di unë, ka pritje që edhe gjatë muajit tetor mund të organizohet një takim, por kjo nuk është ende e konfirmuar”, tha ai.
Hera e fundit, kur Kurti e Vuçiqi u takuan, ishte data 18 gusht 2022.
