Bislimi: Fytyra e vërtetë e Serbisë vërehet në Luginë, popullata po lufton për të drejta bazike - NACIONALE

Bislimi: Fytyra e vërtetë e Serbisë vërehet në Luginë, popullata po lufton për të drejta bazike

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pas shpërndarjes së librave për nxënësit shqiptarë të Luginës, bashkë me ministren e Arsimit Arbërie Nagavci, zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka thënë se shpejtësia me të cilën është zvogëluar numri i nxënësve atje është e frikshme.

Bislimi më tej ka thënë se fytyra e vërtetë e Serbisë vërehet në Luginë, ku populli po lufton për të më drejtat bazike.

“Para pak viteve në shkollat e Luginës e kanë vijuar mësimin mbi 13 mijë nxënës shqiptarë. Me politikat e saj Serbia ka arritur të shpopulloj këtë rajon. Është e frikshme shpejtësia me të cilën Serbia ka arrit me politikat e saj ta shpopulloj këtë regjion. Mendoj që tani ka ardh momenti kur mund t’i tregojmë gjithë Evropës se fytyra e vërtetë e Serbisë vërehet në Luginë pasi nuk ka asnjë popull në Evropë ku popullata në vitin 2022 lufton për tekste mësimore, lufton për të drejta bazike, lufton për paqësim institucional andaj kryetarit me të drejtë e ceku që në Bruksel do të jetë garantimi i simetrisë me të drejta në mes të qytetarëve shqiptarë në Luginë dhe atyre serb në Kosovë”, është shprehur Bislimi.

Ndërsa, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se në Luginë edhe nxënësit e shkollave të mesme janë duke u ballafaquar me mungesë të teksteve.

Lajme të ngjashme